Pas shkëputjes së kontratës me “Air BP” në vitin 2012, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, fitues i tenderit të ri ishte kompania “EXFIS”, kompani e cila që nga viti 2012 ka krijuar monopol në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Për dallim nga vendi fqinjë Shqipëria, që tregun e furnizimit me derivate për aeroplan, në Kosovë që nga koncensionimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës nga kompania Turke LIMAK, tregu për një operator tjetër është mbyllur.
Për shkak të cilësisë së derivateve, shumë nga kompanitë ajrore të cilat operojnë në Kosovë, ato furnizohen me derivate në vendin e origjinës. Disa nga kompanitë të cilat nuk pranojnë të furnizohen nga kompania EXFIS janë “Lufthansa”, “Swiss International Air Lines” etj.
Ndërsa për këtë çështje, Aerokos i është drejtuar edhe Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Kryetari i kësaj shoqate zotëri Fadil Berjani në një përgjigje me shkrim për Aerokos ka thënë se shoqata është kategorikisht kundër monopolit të krijuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Shoqata është kundër çdo monopoli të tregut në Kosovë dhe nuk do të përkrahim asnjë kompani që krijon monopole” ka thënë Berjani për Aerokos.
Tutje zotëri Berjani shton se “ka raste kur në Ministrinë për Tregti dhe Industri bëhen udhëzime pa palët e interesit dhe pa shoqatën e naftëtarëve vetëm për të ju përshtatur kompanive të caktuara dhe monopoleve”, ani pse kjo shoqatë mision ka ti mbroj interesat e kompanive dhe të monitoroj nëse ato interesa janë në suaza ligjore.
Aerokos mëson se tregu do të duhej të hapej për më shumë operator tokësor që nga viti 2018, atëherë kur Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka kaluar numrin prej 2 milion pasagjerë.