Rrëzohet aeroplani me 62 pasagjer në bord

802Shikime

Aeroplani i kompanisë ajrore indoneziane Sriwijaya Air ka pësuar një aksident ajror vetëm pak minuta pas nisjes nga aeroporti i Jakarta.
Organet e shtetit të Indonezisë kanë bërë të ditur se në bord kanë qenë 62 pasagjer dhe se aeroplani është rrëzuar në detin Java.

Ende nuk është bërë e ditur për shkaqet që kanë quar drejt rrëzimit të aeroplanit.

Aeroplani i aksidentuar ka qenë i tipit Boeing 737-500 me regjistrim PK-CLC.
Kontakti i fundit i kontrollerëve ajror të Indonezisë ka qenë vetëm 4 minuta pas nisjes nga aeroporti i Jakarta transmeton AEROKOS.

Ndërsa tani është konfirmuar se është lokalizuar aeroplani dhe po punohet për nxjerrjen e viktimave.