KQZ jep informacionet e fundit rreth procesit të votimit

74Shikime

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur një konferencë për media, ku ka njoftuar për procesin e votimit në 21 komunat në të cilat po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve, raporton Express.

KQZ ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.

“Ju njoftojmë se tashmë janë hapur të gjitha vendvotimet në 21 komunat, që sipas listës përfundimtare të certifikuar të drejte vote kanë 1.260,571 votues, ndërsa janë 575 qendra të votimit me 1,638 vendvotime. KQZ fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, u shpreh Elezi.

Ai po ashtu tregoi që në faqen zyrtare të KQZ-së është i vendosur aplikacioni që secili votues mund të mësoj vendvotimin e tij të saktë.

Ndërsa njoftoi se KQZ do të mbaj 5 konferenca ditën e sotme, e para u mbajt para pak minutave ndërsa tjera do të jenë 11:30, 15:30, 19:30 dhe konferenca e pestë lidhur me rezultatet preliminarë do të njoftojnë me kohë.