Ekskluzive: Këta janë emrat e përzgjedhur në listën e ngushtë për anëtarë të Bordit të RTK-së

74Shikime

Komisioni ad-hoc i Kuvendit, të mërkurën ka përfunduar intervistimin e kandidatëve për Bord të Radiot Televizionit të Kosovës. Express ka siguruar emrat e përzgjedhur për listën e ngushtë

Nga rreth 100 kandidatë që janë intervistuar, të mërkurën është zgjedhur lista e ngushtë e kandidatëve për Bord të RTK-së, të cilët kanë treguar më shumë sukses në intervistë.

Gazeta Express ka siguruar emrat e 18 kandidatëve të cilët janë përzgjedhur në listën e ngushtë nga komisioni ad-hoc.