Ekskluzive: Aerokos sjell bisedën e zyrtarit të Komunës me blerësin! “Mos më shti problemeve, a është vetura e komunës”

713Shikime

Zyrtari i Komunës së Fushë-Kosovës Ilir Krasniqi ka tentuar të shesë një makinë të tipit golf 6 e cila i përkiste një biznesi për dhënie me qera të makinave.

Ai pasi e kishte huazuar makinën ka shkuar tek një blerës i cili ka dashur që ta blejë veturën pasi i njëjti pretendon se Ilir Krasniqi i tha se makina është e Komunës dhe se ai do të angazhohej personalisht edhe për rregullimin e dokumentacionit të veturës.

Blerësi e pyet se nëse vetura ka ndonjë kontest pasi që ajo figuronte e regjistruar në emër të një kompanie tjetër. Ndërsa Krasniqi i përgjigjet se nuk ka problem dhe se ai do të angazhohej për rregullimin e dokumentacionit.

Gazeta Aerokos.com ka siguruar një pjesë të bisedës së Ilir Krasniqit me blerësin e makinës së vjedhur dhe e sjell ekskluzivisht për lexuesit: