Hapet laboratori “EUROLAB”, i parë i lincencuar ndërkombtarisht për COVID-19

615Shikime

Është hapur sot laboratori i testimit PCR për COVID-19 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ky laborator është një bashkëpunim turko-shqiptar dhe i licencuar edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

Nga 11 janari, të gjithë udhëtarët të cilët udhëtojnë në shtetin Gjerman, janë të obliguar që me vete të kenë edhe testin PCR, dhe deri më tani, testet e ardhura nga Kosova nuk ishin njohur nga asnjë vend i BE. Me qenë se EUROLAB plotëson të gjitha standardet e BE-së për testimin PCR, të gjitha vendet e Bashkimit evropian njohin rezultatet e testit në EUROLAB.

Të gjithë ata që testohen në këtë qendër testimi, do të kenë mundësinë që rezultatet e tyre ti kenë në kohë rekord, brenda 2 ore.