Mbi 7.5 milion fluturime të anuluara si pasojë e COVID-19!

228Shikime

Pasojat e pandemisë COVID-19 kanë filluar të rritën ndjeshëm edhe në industrinë e Aviacionit në gjithë botën.

Humbjet që kanë shkaktuar anulimet e fluturimeve kanë ndikuar në të hyrat e kompanive në gjithë botën, ku këto humbje kanë arritur në 419 miliard dollar humbje nga të hyrat e përgjithshme të kompanive ajrore.

Sipas IATA (International Air Transport Association) nga muaji janar deri në muajin qershor janë anuluar mbi 7.5 milion fluturime ndërsa kompanitë ajrore po përballen me probleme të mëdha financiare si pasojë e bllokadave të shumta që kanë vendosur shtetet nëpër botë.

Ndërsa kompania angleze Easyjet ka njoftuar se sipas një marrëveshje të nënshkruar më 26 Qershor me kompaninë SMBC Aviation Capital do të shesë 6 aeroplan të tipit Airbus A320 neo për shkak të gjendjes së rëndë financiare pas pandemisë COVID-19 transmeton Aerokos.
Gjithashtu, Easyjet ka bërë të ditur që kostoja e parkingut për aeroplanët e tyre, deri tani ka arritur mbi 1 miliard £.