Sqarim:
Kompania ajrore Air Mediterranean para disa dite ka reaguar ndaj shkrimit dhe deklaratave të mija se kjo kompani nuk po respekton vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ajo për të hutuar opinionin publik ka thënë së po respekton ne përpikëri të gjitha udhëzimet në NOTAM nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.
Fillimisht, për sqarim, NOTAM janë mesazhe të pa klasifikuara të cilat ju dërgohen pilotëve për ti paralajmëruar ata për rreziqe, ndryshime në shërbime, strukturë ose ndryshime të procedurave aeronautike.
Në NOTAM-in të cilës kjo kompani i referohet, ndër të tjera thotë:
“FROM 27 JUNE 2200 UTC BKPR IS OPEN FOR ALL SCHEDULED FLIGHTS THAT RETURN WITHIN THE SAME DAY.”
Pra, sipas këtij NOTAM që kompania i referohet, ne fakt ka më shumë se një shkelje! Sipas këtij NOTAM-i, kompania ajrore Air Mediterranean nuk ka të drejtë fare të operoj në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” pasi që sipas vendimit të qeverisë dhe sipas NOTAM që kompania në fjalë i referohet, janë të lejuara vetëm “SCHEDULED FLIGHTS” dhe u ndalohet fluturimi kompanive Charter.
Njoftomi i kompanisë se do të filloj procedura ligjore për lajmin e Aerokos.com sigurisht që është i mirëseardhur, por që fillimisht, Prokuroria dhe Ministria e Infrastrukturës do duhej të fillonte hetime se pse e vetmja kompani që shkel rregullat është Air Mediterranean.
Video e publikuar dëshmon që kompania në fjalë ndërron ekuipazhin sa herë të dojë dhe pa respektuar asnjë masë.