Richard Grenell arrin në Kosovë

52Shikime

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka mbërritur në Kosovë.

Një fotografi që shfaq atë në qendër të Prishtinës, është publikuar nga FrontOnline.

Grenell dje bëri të ditur se po qëndron në Shqipëri, duke publikuar disa fotografi nga Tirana,  të cilin tha se amerikanët duhet ta vizitojnë.

“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mahnitshëm”, ka shkruar Grenell.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dje e priti Grenellin në zyrën e tij.

Meta shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e Grenellit në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Është gjithmonë kënaqësi ta kem Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkroi Meta në Twitter.