Drejtori i përgjithshëm me bashkëpunëtorë ka takuar sot përfaqësuesit e KFOR-it, respektivisht udhëheqësin e njësisë J3 Air Nënkolonelin Angelo Santoro dhe njësisë LEGAD Nënkolonelin Antonio Malerba.
Ejupi ka treguar për aksidentin me paraglajd. Palët kanë premtuar t’i ndajnë informacionet për zhvillimet që ndodhin në fushën e aviacionit në Kosovë.
Musa ka informuar Nënkolonelin Santoro i cili ka arritur rishtas në Kosovë, rreth punëve dhe përgjegjësive të përbashkëta në mes të KFOR-it dhe të AAC-së.
Përfaqësuesit e KFOR-it kanë kërkuar të punohet në përgatitje për takimin e BANM ku adresohet normalizimi i hapësirës ajrore të Kosovës, dhe kanë shprehur entuziazëm për hapjen e korridoreve të reja ajrore me vendet fqinje. Nënkoloneli Malerba ka shprehur kënaqësi që projektet e filluara më herët kanë avancuar.