Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

1.82mijëShikime

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nesër do të operohen tri futurime nga ky Aeroport.

Ky është njoftimi i plotë i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”:

Të dashur udhëtarë,

Ju njoftojmë se nesër më 27 Mars 2020, janë planifikuar fluturimet si vijon:

Në arritje me udhëtarë:
Zurich-Prishtinë 1 fluturim (ora 09:00)

Në nisje me udhëtarë:
Prishtine-Zurich 1 fluturim (ora 10:00)
Prishtine-Dusseldorf 1 fluturim (ora 10:30)

VEMENDJE:
Fluturimi nga Zvicra për në Prishtinë është planifikuar të jetë me udhëtarë në arritje sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës!

PER FLUTURIMET NE ARRITJE NE PRISHTINE, UDHETARET ME SHTETESI KOSOVARE LUTEN QE TE KONTAKTOJNE ZYRET E AMBASADAVE TE KOSOVES NE SHTETET PERKATESE KU NDODHEN!