Ministri Abdixhiku njofton për kthimin edhe të 55 kosovarëve nga Zvicra

824Shikime

Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ka njoftuar për kthimin edhe të 55 kosovarëve të ciliët ishin paraqitur pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në shtetin Helevetik.

Ky është statusi i plotë i Ministrit Abdixhiku:

“Mission complete!

Edhe 55 qytetarë tanë – nga vende të ndryshme të botës – i kthyem sot në Kosovë. Familjarë, gra, burra, të moshuar, mirë se vini në shtetin tuaj. Të njëjtit u vendosën në Qendrën e Karantinës për 14 ditë. Aty do të kenë kujdesin e mjaftueshëm për qëndrim.

Si Ministër në detyrë do të vazhdoj koordinimin institucional të kthimit deri në momentin e fundit. I falenderojë të gjithë të angazhuarit në ministrinë tonë, ata në diplomaci, polici, shëndetësi e ushtri që mundësuan këtë kthim. Po i jepni kuptim shtetit.

I lus shtetasit e Kosovës që nuk kanë urgjencë kthimi të mos paraqiten në ambasadat tona nëpër botë. Si shtet i ri kemi nevojë për ndihmën tuaj; për durim. Po patët mundësi, kudo që jeni në botë, qëndroni në shtëpi.”