Ky është kryetari i komunës që del i vetëm në votim që 20 vite

74Shikime

Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, i cili po synon sërish udhëheqjen e kësaj komune ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votimit.

Gazetarët e pyetën se përse ka ardhur i vetëm për të votuar.

Në këtë pyetje, Berisha tha “Zakonisht votoj vet që 20 vite, jam pa gjithmonë votoj vetë”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se sot po zhvillohet proces demokratik, pa ndërhyrje.

“Ajo që e duan të gjithë e don edhe ky vend, unë do të shënoj një fitore besoj, qytetarët do të vendosin”, u shpreh ai tutje.