Kompania Prishtina Jet mashtroi me bileta: Dhjetëra kosovarë bllokohen nëpër aeroporte ndërkombëtare

181Shikime

Dhjetëra qytetarë nga Diaspora kanë rënë pre e mashtrimit me blerjen e biletave drejt Kosovës.

Sipas burimeve të Indeksonline, kompania PrishtinaJet dyshohet se ka mashtruar kosovarët, duke u shitur bileta muaj më parë, dhe pasaj duke i lënë në pritje në aeroportet ndërkombëtare.

Kompania madje as nuk u ka kthyer përgjigje e as lajmëruar, kur ata u janë drejtuar për ankesë.

Ankuesi i ka thënë Indeksonline se nëse është e nevojshme do të ndjekë edhe rrugët ligjore për këtë mashtrim që i është bërë.

Për po të njëjtën gjë, ankesë ka pasur edhe në rrjete sociale.

Në grupin Network Prishtina, një ankuese thotë se mbrëmë, 56 familje kanë mbetur pa fluturuar nga qyteti i Munchenit, drejt Prishtinës.

Të njëjtëve nuk u janë kompensuar as biletat deri në 400 euro, të cilat i kanë paguar rreth 1-2 muaj më parë.

Në anën tjetër, faqja zyrtare e PrishtinaJet është vërshuar nga komentet negative prej ankuesve.

Kompania është kontaktuar nga Indeksonline por që nuk është përgjigjur për rastin.

Indeksonline ka tentuar të bisedojë edhe me zëdhënësit e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, por që nuk kemi marrë përgjigje as nga ana e tyre mbi këtë rast./Indeksonline