Gjendet vetura e vjedhur e djalit të kryetarit të Fushë Kosovës

100Shikime

Policia e Kosovës ka njoftuar së është gjetur vetura e vjedhur e djalit të kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berishës.

“Në lidhje me rastin, është raportuar se është identifikuar vendndodhja e veturës  e cila ishte lajmëruar e vjedhur dhe me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar”, njoftoj policia.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.