Eurokoha nga dita e premtë ka ndërprerë të gjitha fluturimet

897Shikime

Pronari i kompanisë “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines”, Remzi Ejupi, përmes një njoftimi ka treguar se kompania “Eurokoha”, nga sot do t’i ndërpresë të gjitha fluturimet e saj.

Këtë vendim Ejupi e ka marrë për të parandaluar rrezikun e infektimit me virusin COVID 19.

Njoftimi i plotë:

Në këto kohë të vështira, Kosova ka nevojë më së shumti për Kosovën.

Duke parë rrezikun nga përhapja e Virusit COVID 19, Eurokoha nga sot do t’i ndërprejë të gjitha fluturimet e saj. Ky vendim vlen derisa të krijohen kushtet e reja.
Kosova është në gjendje të vështirë dhe nuk mundemi ta ngarkojmë me fluturime dhe udhëtarë të cilët pa dashje mund t‘i infektojnë familjarët, miqtë, të afërmit dhe vendin.

Si kompani me traditë të gjatë gjithmonë kemi bërë çdo gjë që të jemi pranë klientit dhe në shërbim të klientit. Por ditët nëpër të cilat Kosova kalon nuk kanë të bëjnë me klientin por me shëndetin e njeriut, me shëndetin tonë.

Prandaj apeloj tek të gjithë shtetasit tanë që janë në Kosovë apo jashtë vendit të kenë mirëkuptim për hapin tonë.

Ne do të përpiqemi që në këto ditë të vështira të sigurojmë aparaturë dhe medikamente për Spitalet tona dhe njerëzit tanë. Kjo ka prioritet në këto çaste nëpër të cilat po kalon kombi ynë dhe njerëzimi.

Me nderime

Remzi Ejupi

CEO Eurokoha