Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka publikuar shifra të fluksit të udhëtarëve për muajt Janar – Tetor duke bërë të ditur se numri i pasagjerëve në krahasim me vitin 2020 ka pësuar ngritje.
Në periudhën janar – tetor të këtij viti përmes ANP “Adem Jashari” kanë fluturuar gjithsej 1,818,857 udhëtarë që përfaqëson një rritje prej 106% në krahasim me vitin 2020 dhe rënie prej 1.4% në krahasim me vitin 2019 me të njëjtën periudhë të vitit.
Ndërsa vetëm në muajin tetor kanë udhëtuar 195,692 pasagjer nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Në krahasim me muajin tetor 2020 kjo shifër tregon një rritje prej 25% ndërsa në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2019 ka rritje prej 4%.