Shqipëria detyron të riatdhesuarit të paguajnë karantimin!

190Shikime

Me një llogari të thjeshtë në çmimet që ofrojnë hotelet në bashkëpunim me Qeverinë Rama del se një familje prej tre anëtaresh do të detyrohet të paguaj 294.00 euro pasi që çmimi për dhomë treshe është 21 euro.

 

Gjatë pandemisë COVID-19 kemi parë se jashtëzakonisht shumë qytetarë kanë mbetur në vendet e bashkimit Evropian si pasojë e mbylljes së kufijve nga shteti Shqiptar. Tash së fundmi, Qeveria Shqiptare së bashku me kompaninë Turko-shqiptare Air Albania ka filluar riatdhesimin e të gjithë atyre që kanë mbetur jashtë Shqipërisë.

Ajo çfarë bie në sy më së shumti është trajtimi i tyre në momentin e arritjes në Shqipëri. Ata në vend që të kishin një trajtim ndryshe, duke filluar nga karantinimi, Kryeministri Rama ka vendosur që ti detyroj të paguajnë hotele si formë e karantinimit.

Sigurisht që në ofertën e kompanisë ajrore turko-shqiptare Air Albania nuk bëjnë pjesë të gjitha hotelet në Shqipëri, aty mund të jenë zgjedhur vetëm hotelet e afërta me pushtetin e të cilat do të përfitojnë shuma marramendëse parash.

Me një llogari të thjeshtë në çmimet që ofrojnë hotelet në bashkëpunim me Qeverinë Rama del se një familje prej tre anëtaresh do të detyrohet të paguaj 294.00 euro pasi që çmimi për dhomë treshe është 21 euro. Çka ndodhë nëse një familje ka pesë anëtar? Përveç shumës prej 294.00 euro për një dhomë treshe, ajo familje prej pesë anëtarësh do të detyrohet ta paguaj edhe një dhomë tjetër dyshe, e që çmimi i saj është 196.00 e që në total, familjeve të tilla do ti kushtonte 490.00 euro karantimini i detyrueshëm i Edi Ramës.

Ndërsa në Kosovë është një situatë krejt tjetër. Qeveria e Kosovës ofron transportin nga FSK, karantinimin, mjekun 24 orë dhe ushqimin, dhe për të gjitha këto i riatdhesuari nuk duhet të paguaj asgjë pasi që kjo tanimë është nën përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës.