LIMAK obligohet të kthej punëtorët e larguar nga puna brenda tetë ditësh!

7.33mijëShikime

Inspektorati i punës ka marrur vendim që të kthej në vendet e punës të gjithë të larguarit nga LIMAK.

Sipas këtij vendimi LIMAK obligohet që të anuloj vendimin për mos vazhdimin e kontratave brenda 8 ditëve për 23 (njëzet e tre) punonjësit e poshtë cekur: Elfete Gashi, Ramize Grajçevci, Naser Hajdari, Mergime Aliçkaj, Elizabete Hoxha, Asdrem Mustafaj, Bukurije Mziu, Kumrije Gashi,  Zelhane Bislimi, Emine Jashanica, Helidona Maliqi, Violeta Kelmendi, Shqipe Kelmendi, Agneta Dragaj, Gentian Syla, Arben Binaku, Andi Binaku, Sebahate Toverlani, Seide Bunjaku,  Fidaij Avdullahi, Fexhrije Lushtaku, Jehona Ramadani dhe Hanife Sogojeva.

Gjithashtu LIMAK obligohet që poashtu në një afat prej 8 ditësh të anulojë edhe njoftimet për mos vazhdmin e kontratave të punës për 28 (njëzet e tetë) punonjësit: Blerim Zharku, Qamil Muqolli, Zejnepe Bekteshi, Hamëz Kryeziu, Faton Gërguri, Agron Mejzinolli, Sami Hasolli, Venas Sinani, Bajram Berisha, Besnik Elshani, Besnik Ademi, Irfan Sadriu, Afrim Aliqkaj, Vigan Isufi, Besfort Shala, Valdrin Fejza, Murat Syla, Bashkim Rama, Florim Xhema, Bajram Krasniqi, Visar Xhekaj, Yll Derguti, Irfan Krasniqi, Rinor SogojevaVioleta Aliu, Endi Bujupi, Anda Korqa dhe Fitore Bina.

Ndërsa Ankesa e LIMAK nuk mund ta shtyj Vendimin e Inspektoratit të Punës së Republikës së Kosovës.

Inspektorati i Punës në këtë vendim ka konstatuar në varg shkeljesh nga LIMAK gjatë njoftimit të punonjësve për shkëputjen e Kontratave.
Ndërë të tjera në këtë vendim thuhet se LIMAK nuk ka arrijtur të dëshmoj se largimi i punëtorëve kishte të bënte me probleme financiare pasi që i njëjti nuk ka ofruar dëshmi për probleme të tilla.

Shkelje tjeter procedurale ishte edhe LIMAK kishte bërë kur kishte autorizuar z. Basri Zuka që të nënshkruante vendimet për mas vazhdimin e kontratave, pasiqë i njëjti në përshkrimin e detyrave të tij nuk ishte paraparë edhe kjo kompetencë.
Basri Zuka në përshkrimin e detyrave të tij, është përgjegjës vetëm për rekrutimin e punonjësve por jo edhe për nënshkrimin e vendimeve për shkëputje të kontratave.

Gjithashtu, Inspektorati i punës ka konstatuar se të gjithë të larguarit nga puna janë antarë të Sindikatës së Pavarur ANP Adem Jashari të cilët ishin pjesëmarrës në grevën e organizuar më 19,20,21 Gusht 2019 ku ata kërkuan trajtim të barabartë dhe kushte më të mira të punes.

Gjithsesi se kjo nuk është shkelja e vetme që LIMAK ka bërë në vazhdimësi, duke përfshir këtu edhe rrezikimin e sigurisë kombëtare ku pikërisht gjatë kësaj greve, LIMAK kishte autorizuar kalimin e bagazheve pa u kontrolluar e për të cilin rast tanimë Prokuroria e Shtetit ka filluar një hetim.

A.I