MyWings vonesë prej 17 orësh, anulon fluturimin për Basel dhe Lyon (VIDEO)

503Shikime

Kompania ajrore MyWings e cila operohet nga agjencitë “Reiseburo Prishtina”, “Air Munich” dhe MySky24” edhe sot ka anuluar disa nga fluturimet e sajë, me qindra pasagjer përsëri kanë mbetur me valixhe në dorë.

Tash e disa ditë, kompania ajrore MyWings ka filluar anulimin e dhjetëra fluturimeve që ishin paraparë të realizoheshin drejt vendeve në të cilat jetojnë bashkatdhetarët tanë.
Basel, Helsinki, Lyon, Dusseldorf ishin vetëm disa nga fluturimet që kjo kompani kishte anuluar, ku si pasoj e anulimit të këtyre fluturimeve ishte shkaktuar një kaos i madh e i cili kaos kishte përfunduar edhe me rrahjen brutale e një punonjësi të aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Agjencitë  “Reiseburo Prishtina” “Air Munich” dhe “MySky24” përveç që nuk po ju përgjigjen pasagjerëve të tyre, ata edhe po rrezikojnë edhe jetën e punonjësve të aeroportit të cilët edhe ashtu po tash e disa muaj po punojnë me orar të stërzgjatur dhe në kushte ekstreme te punës.

Në një video të një pasagjeri të dërguar për televizionin Klan Kosova ka thënë që vonesat e fluturimeve të kësaj kompanie po zgjasin me dhjetëra orë dhe se askush nuk po ju përgjigjet: